Ministri Gashi inspektoi punimet në kullën e Fazli Boqollit në Raushiq

07 shtator 2018 | 13:32

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar kullën e familjes së Fazli Boqollit në Raushiq.

Gjatë kësaj vizite, ministri Gashi ka parë nga afër punimet që po bëhen në këtë kullë, investim i MKRS-së.

Ministri Gashi u shpreh i kënaqur me punimet që janë duke u realizuar në këtë kullë.

“Si ministri kemi ndarë mjete të mjaftueshme sipas kërkesës së Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Pejë, me qëllim që këtë kullë, por edhe kullat e tjera në rrafshin e Dukagjinit t’i restaurojmë, sepse këto kulla kanë domethënie jashtëzakonisht të madhe dhe historike të periudhave të ndryshme. Ne jemi të përkushtuar që t’i ruajmë dhe t’i rikthejmë këto kulla në funksion, varësisht prej rolit që kanë pasur në të kaluarën dhe tani dhe besoj që edhe viti 2019 do të jetë vit i veçantë sa i përket investimeve në këto kulla” ka thënë ministri Gashi.

Ndërkaq, drejtoresha për Trashëgimi Kulturore në Pejë, Shpresa Gjonbalaj, ka falënderuar ministrin për mbështetjen dhe angazhimin që ka shprehur për t’i parë nga afër punimet e restaurimit të kullës së Fazli Boqollit.

Kryefamiljari Fazli Boqolli ka falënderuar ministrin Gashi për kontributin dhe angazhimin që ka treguar për restaurimin e kësaj kulle me vlera historike, po ashtu ka shprehur falënderim për të gjithë ata të cilën janë angazhuar rreth këtij restaurimi.

Kulla përmban karakteristikat e objekteve fortifikuese familjare, e që janë tipike edhe për ndërtimin e tipit të njëjtë në Rrafshin e Dukagjinit. Si ndërtim u realizua në gjysmën e dytë të shek. XVIII-të.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke zbatuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, që i…