E dashura turke rrahë zyrtarin e ambasadës italiane në Prishtinë, arratiset me veturën e tij zyrtare

21 janar 2024 | 18:27

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur në Ambasadën e Italisë në Prishtinë, ku janë përfshirë një zyrtar dhe e dashura e tij.

Burime të Gazetës Online Reporteri.net kanë bërë të ditur se një 41-vjeçare, shtetase e Turqisë, ka rrahur të dashurin e saj, zyrtar në ambasadën italiane në Prishtinë dhe më pas është arratisur me veturën zyrtare (diplomatike) të këtij të fundit.

Shtetasja turke pasi ka rrahur të dashurin e saj ia ka marrë pa autorizim veturën e tij dhe është larguar nga vendbanimi i tyre në Prishtinë.

Policia ka njoftuar të gjitha pikat kufitare që nëse hasin në shtetasen turke të ndalohet dhe të njoftohet Njësia e hetimeve të Stacionit policor Qendra apo hetuesi i rastit. /Reporteri

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
18 vjeçari Lulzim Fejzullahu, nga Podujeva, gjashtë ditë më parë…