Lajçak takohet me eurodeputeten gjermane, flasin për zhvillimet në Kosovë dhe dialogun
26 janar 2024
| 20:19
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka bërë të ditur se sot është takuar me eurodeptueten gjermane, Viola Von Cramon, me të cilën kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovës dhe në rajon.
Lajcak ka thënë se e ka përditësuar eurodeputeten Cramon lidhur me zhvillimet në Dialogun Kosovë-Serbi dhe gjithashtu kanë diskutuar edhe për peisazhin e pas zgjedhjeve në Serbi.
Ky takim mes Lajcak dhe Cramon, vjen pasi eurodeptuetja ka qëndruar për një vizitë disa ditore në Kosovë e ku ka takuar krerët e shtetit.



