Statovci: Kosova në vendin e parë në botë për përshpejtimin në fuqizim të pasaportës

01 shkurt 2024 | 12:54

Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka shkruar në “Facebook” për fuqizimin e pasaportës së Kosovës.

Ajo ka publikuar një grafikë ku tregohet ngritja e pasaportës së Kosovës në vitin e fundit.

Sipas Statovcit, Kosova është në vendin e parë në botë për përshpejtimin në fuqizimin e pasaportës.

“Vendin e parë në botë me përshpejtim në fuqizim të pasaportës. Pasaporta është identitet i shtetit, është krenari e mburrje, forcimi i saj është forcim i prestigjit, dinjitetit. Diplomacia jonë është tërësia jonë, e popullit tonë bashkë me institucionet tona. Kosova po bëhet, pavarësisht sfidave”, ka shkruar Statovci në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka reaguar lidhur me bastisjen e…