LV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme për anulimin e shkëmbimit të pronave në Badoc

05 shkurt 2024 | 08:27

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka bërë të ditur se sot do të thërras seancë të jashtëzakonshme, në Kuvendin Komunal të Prishtinës për anulimin e shkëmbimit të pronave në Badoc.

Vetëvendosja tutje njoftoi se kjo seancë  do të mbahet të enjten.

“Ftojmë të gjitha subjektet politike të bashkohen në këtë nismë jetike për mbrojtjen e pronës publike. Është koha për veprime konkrete e jo fjalë. Andaj duhet të veprojmë sa më parë!”, thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat amerikane kanë kryer sulme ajrore kundër pesë raketave në…