Hoxhaj takon ish-sekretarin e Shtetit amerikan John Kerry

16 shkurt 2024 | 18:21

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar me ish-sekretarin e Shtetit amerikan, John Kerry.

Hoxhaj ka shkruar në “Facebook” se me Kerryn biseduan për rajonin, duke shprehur mbështetjen për Kosovën.

“Takim me mikun e Kosovës dhe me mikun tim të veçantë John Kerry, ish-sekretar i Shtetit amerikan. Biseduam shkurt për vendin dhe rajonin dhe shprehu mbështetjen për Kosovën. Në prag të festimit të 16-vjetorit të Pavarësisë, i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e madhe ndaj Kosovës dhe popullit tonë. Zoti e bekoftë Amerikën, Zoti i bekoftë miqtë tanë!”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,…