Në Nju-Jork mbahet koncerti “Vendi im”, për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë. I pranishëm edhe ambasadori Reka

17 shkurt 2024 | 16:55

Në kuadër të festimit të 16-vjetorit të Pavarësisë, mbrëmë në Nju Jork u mbajt koncerti “Vendi im”, me bashkë-nikoqir Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork, i pranishëm ishte edhe shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork, Blerim Reka.

“Këngët shqipe jehuan në Bruklin nga 30 muzicientë dhe këngëtarë të njohur shqiptar si: Aurela Gaçe, Merita Halili, Mariza Ikonomi, Flaka Krelani, Vedat Ademi, Ergin Oda, Estelina Syla, etj”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Përleshjet fizike në të cilat përfshihen të rinjtë janë të…