Kloppi jep konfirmimin, Thiago e ka mbyllur me Liverpoolin
Pas një mungese prej nëntë muajsh, Thiago Alcantara u rikthye në fushë për vetëm pesë minutat e fundit të humbjes kundër Arsenalit më 4 shkurt, por pësoi një tjetër dëmtim muskulor, që e bëri sërish të padisponueshëm.
Jurgen Klopp u pyet në një konferencë për shtypin nëse Thiago do të luajë sërish këtë sezon.
“Nuk ka afate. Unë nuk e di. Nuk është diçka afatshkurtër. Ai duhet të bëjë disa gjëra nga pikëpamja mjekësore dhe nuk e di nëse kjo do të thotë se ai do të jetë në gjendje të luajë përsëri këtë sezon. Nuk mund të them asgjë më shumë”, ka thënë Klopp.
Kontrata e mesfushorit spanjoll me “të kuqtë” përfundon verën e ardhshme dhe duke pasur parasysh dëmtimet e shumta që ai ka pësuar që nga mbërritja në Liverpooli (ka humbur në total 84 ndeshje zyrtare), Thiago mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për ekipin në shkurt.