Nagavci nuk shkon në Komisionin për arsim: Ka agjendë ‘super të ngarkuar’

12 mars 2024 | 11:39

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk është paraqitur në Komisionin për Arsim, ku ishte ftuar të raportojë për gjendjen e edukimit fizik e shëndetësor.

“Me keqardhje, ministrja Nagavci ka pasur një agjendë super të ngarkuar dhe të paracaktuar më herët dhe nuk ka pasur mundësi të vijë sot”, ka thënë Ardian Gola, kryetar i komisionit.

Por, opozita ka kërkuar që “herëve të tjera, kur ministrja nuk shkon në komision, t’i lajmërojë paraprakisht”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
”Ndeshje me të keqen” Staffan de Mistura, një jetë me…