Barça feston në Paris, triumfon ndaj PSG-së, ia del edhe Atletico në Champions
Barcelona triumfoi 2-3 në Paris ndaj PSG-së, në ndeshjen e parë të vlefshme për ccerekfinalet e Champions League. Të besuarit e Lusi Enriques zhvilluan një lojë mjaft të mirë në 45 minutat e para, por nuk u treguan të saktë para porte. Kylian Mbappe ishte një rrezik konstant për katalanasit, por këta të fundit ishin kujdesur në maksimum për të mos i lejuar hapësira yllit francez.
Një dalje e gabuar e portierit Gigio Donnarumma i kushtoi shumë PSG-së, me Raphinhas që nuk fali, duke zhbllokuar llogaritë në Paris. Kampionët e Francës përmbysën llogaritë ndaj Barcelonës me golat e Dembele dhe Vitinhga në minutat e para të pjesës së dytë, ndërsa pak më pas, Raphinha vendosi ekuilibrat.Djemtë e Xavit “tundën rrjetën” në të 77-tën, me anë të danezit Christensen. Me rezultatin e sotëm gjithçka mbetet e hapur, në takimin e kthimit do të vendoset skuadra e kualifikuar.
Atletico Madrid fitoi 2-1 ndaj Dortmund në “Wanda Metropolitano”. Los Colchoneros treguan forcën që në pjesën e parë. De Paul ndëshkoi portierin Kobel në minutën e katërt, ndërsa Lino dyfishoi shifrat për vendasit nga Spanja.
Në fraksionin e dytë, ekipi i Terzic shtoi presionin dhe u fut në lojë me golin e Haller. Në minutat e fundit, mysafirët iu afruan shumë barazimit, por vetëm kaq, pasi Atletico ia doli të mbrojë me fanatizëm rezultatin deri në fund.