Galatasaray synon transferimin e Manajt, Sivasspori kërkon 10 milionë euro

24 prill 2024 | 16:18

Edhe pse sezoni i ardhshëm është larg, Galatasaray ka nisur nga puna për të projektuar skuadrën e re. Pasi zgjati bashkëpunimin me Torreira, Barış Alper Yılmaz, Abdülkerim Bardakcı, Kaan Ayhan dhe Muslera, klubi po mendon për afrimet.

Një prej emrave që përfundoi në radarët e gjigandëve turq të Gallatës është Rei Manaj. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen këtë sezon me Sivasspor (mbi 20 gola në të gjitha garat), çka ka “zgjuar” interesin e kryesuesve të kampionatit.

Mediat zbulojnë se Galatasaray kontaktuan Sivasspor për Manaj, por bisedimet u ndalën menjëherë, pasi për transferimin verdhekuqtë duhen të paguanin në arkat e klubit 10 milionë euro.

Ekipe të tjera, që mund të bëjnë ndonjë lëvizje për lojtarin janë Getafe dhe Mallorca nga Spanja dhe Al Tai nga Arabia Saudite.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka theksuar se raporti…