Szunyogu kërkon nga Kosova dhe Serbia bashkëpunim për deklaratën për personat e zhdukur

29 prill 2024 | 16:25

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia ta rrisin bashkëpunimin në raport me Deklaratën për Personat e Zhdukur, e dakorduar vitin e kaluar, e cila ka ngecur në zbatim.

Kërkesa e Szunyogut ka ardhur pas takimit që ai të hënën ka zhvilluar me kryetarin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti.

“Theksova rëndësinë e zgjidhjes së fatit të personave të pagjetur. Përsërita nevojën për një qasje konstruktive për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur të rënë dakord nga Kosova dhe Serbia dhe bëra thirrje për rritje të bashkëpunimit, përfshirë shkëmbimin e informacionit, identifikimin e përbashkët të vendeve të varrimit dhe ndjekjes efektive të gërmimeve”, ka shkruar Szunyogu në platformën “X”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitari i radhës në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare…