Limaj: Lufta heroike e Fehmiut dhe Xhevës ishte frymëzim për UÇK-në

20 shtator 2018 | 13:48

Zëvendëskryeministri dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar  Fehmi e Xhevë Lladrovcin, në 20 vjetorin e rënies heroike të tyre.

Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se lufta heroike e tyre ishte frymëzim për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

“Qytetit i Drenasit sot u zbukurua me shtatoret madhështore të Fehmi e Xhevë Lladrovcit.  Ata ranë për të mos vdekur kurrë, në një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Xheva e Fehmiu janë shembulli më i mirë i sakrificës dhe përkushtimit shumëvjeçar për liri e pavarësi. Lufta heroike e tyre ishte frymëzim për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I paharrueshëm qoftë kujtimi për Xhevën e Fehmiun. Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Limaj.

 /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë zhvilluar pesë xhiro në IPKO Superligën e Kosovës në…