Incidenti në Serbi, MPJD apelon të shmanget lëvizja përmes territorit serb

18 korrik 2024 | 11:47

Një polic serb mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos sot në Loznicë të Serbisë.

Sipas zyrtarëve serb i dyshuari për këtë rast është kosovari i arratisur nga burgu i Kosovës A.H.

Lidhur me këtë rast kanë reaguar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Sipas një njoftimi MPJD tha se është duke mbledhur informacione rreth këtij rasti.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me pretendimet e Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq për një incident në magjistralen afër Loznicës në Serbi, ku pretendon që ka mbetur i vrarë një polic serb dhe i përfshirë në këtë rast sipas tij është një shtetas i Republikës së Kosovës”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të mbajë të informuar opinionin publik për këtë rast dhe apelon te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb”, ka njoftuar MPJD.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
“Naimi Net”, me numër UNIK: 811110139, shpall të pavlefshme arkën…