“Në burgje ka terapi të gabume, persekutim e vetëvrasje”, mesazhi i një personi që pretendon se ishte në burg me Faton Hajrizin

23 korrik 2024 | 00:35

Një person që pretendon se ka qenë në burg me Faton Hajrizin, përmes një mesazhi, ka thënë se nëpër burgje të Kosovës ka terapi të gabuara, persekutime e vetëvrasje.

Emri i tij nuk u publikua, por vetëm përmbajtja e mesazhit.

“Po më shkruan dikush, po thotë se kam qenë në burg unë me Fatonin. Pra, nuk është veç Fatoni që është persekutuar. Shumë avokatë në Prishtinë që nuk I prishin punët me gjykata. E dinë sa njerëz kanë bë vetëvrasje në burgje, sa njerëz kanë vdekur duke dhënë terapi të gabueshme brenda burgjeve”, është transmetuar ky mesazh gjatë emisionit Pressing.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dy persona ndodhen në paraburgim nën dyshimin se ndihmuan Faton…