Koci: I kam pasur brinjët e dëmtuara nga Bashkim Kursani – Iku bashkë me ushtrinë serbe në Nish

01 gusht 2024 | 22:32

Ish i burgosuri politik, Gani Koci, në “Debat Plus”, ka thënë se Bashkim Kursani ishte ai që e kishte torturuar çnjerëzisht në burg. Koci ka treguar se i kishte brinjët e dëmtuar nga goditjet e tij.

“Te Bashkim Kursani, përpos që ka qenë i fëlliqt prej goje, edhe fiizkisht ka qenë si një gorill. Të ramet e tij, e para të qitke në tokë, luante me ty. I kam pasur brinjët e lënduara prej tij, jo një herë, por shumë herë”, tha ai.

Koci u shpreh se Bashkim Kursani pas lufte nuk jetoi në Kosovë, por bashkë me ushtrinë serbe iku në Serbi.

“Bashkim Kursani, ka ikë me konvojën e fundit të ushtrisë dhe policisë serbe në Nish, me krejt familjen me gru e me fëmijë. Në Nish ka jetu një vjet, pas Nishit, me pasaport e me pension të majm ka jetu në Turqi. Atje ka vdekë, s’di a e ka vorros këtu, ama atje ka vdek. Ka ardhë fshehtas në Kosovë, por në Kosovë nuk ka pasë vend. Qindra njerëz ka maltretu”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Para 23 vjetëve një shpërthim tronditi Kosovën kur një autobus…