Presidentja dekreton 31 gjyqtarë me mandat fillestar

29 gusht 2024 | 14:26

Presidentja Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dekretuar të enjten 31 gjyqtarë me mandat fillestar.

Në ceremoninë e betimit para presidentes së Republikës, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre”.

Presidentja Osmani ka potencuar se integriteti, pavarësia, paanshmëria dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazi për të gjithë dhe besim qytetar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, i ka bërë…