Foda: Synojmë fitore kundër Rumanisë

02 shtator 2024 | 14:19

Kosova ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve për edicionin e ri e zhvillon në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Rumanisë.

Përzgjedhësi i Franco Foda ka thënë se synim i “dardanëve” është të nisin me fitore.

“I kemi përfunduar ndeshjet miqësore dhe tash po përgatitemi për Ligën e Kombeve. Të gjithë lojtarët janë në formë të shkëlqyeshme dhe për lojën e parë në shtëpi jemi jashtëzakonisht të motivuar. Do të bëjmë gjithçka që të fitojmë kundër Rumanisë”, ka thënë Foda.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ka dalë nga shtypi libri me poezi “Dyqanet e anandas”…