Familjarët përkujtojnë mësuesin Halit Geci: Heroizmi juaj shembull për ne të gjallët dhe gjeneratat e reja

26 nëntor 2024 | 17:04

Familjarët e kanë kujtuar të martën mësuesin Halit Geci në 27-vjetorin e rënies së tij.

Djali i tij, Lulzimi ka shkruar në “Facebook” se shembulli i mësuesit Halit Geci është udhërrëfim për gjeneratat e reja.

“Le të jetë ky shembull për ne të gjallët  dhe gjeneratat që vijnë pas për heroizmin tuaj!”, ka shkruar Lulzim Geci, i cili pas rënies se babait të tij kishte veshur uniformën e UÇK-së.

Postimi i plotë:

Sot 27 vjet pa babanë tonë.

Dëshmor i kombit!

Vërtet është mungesë e madhe, por më e madhe është ndjenja e krenarisë për madhështinë e rrugëtimit tënd.

Sot i kujtojmë ato ditë kur shkolla shqipe gjendej në rrezik, mirëpo ti nuk u dorëzove para plumbit të okupatorit i cili të mori edhe jetën! Le të jetë ky shembull për ne të gjallët  dhe gjeneratat që vijnë pas për heroizmin tuaj!

Lavdi jetës dhe veprës tënde!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Tirana dhe Partizani do të luajnë të dielën në orën…