Petkoviqi, mllef të madh ndaj Rashiqit: Ka veç emër dhe mbiemër serb
08 janar 2025
| 08:01
I ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, është hedhur në sulme të rënda ndaj politikanit serb të Kosovës, Nenad Rashiq, duke thënë se ky i fundit “ka veç emër e mbiemër serb”.
Petkoviqi përcaktoi Listën Serbe si partinë politike të vetme që, sipas tij, përfaqëson serbët e Kosovës me mbështetje të Beogradit.
“Kurti i do serbët e vet besnikë në parlament, që janë gati të shesin besimin për darkë, që shumë herë, si Nenad Rashiqi, që votoi me dy duar për marrjen e pronave në Leposaviq dhe Zubin Poton për të ndërtuar baza policore”.
“Rashiq… i cili ka veç emër dhe mbiemër serb dhe është i gatshëm t’i nënshtrohet Kurtit, nuk ua do të mirën serbëve”, ka thënë Petar Petkoviq,



