Kosova pëson humbje nga Izraeli
16 tetor 2018
| 19:16
Kosova e grupmoshave U21 është mposhtur nga Izraeli me rezultat 3 me 0.
Djelmoshat e Rafet Prekazit u mposhtën në ndeshjen e zhvilluar në Tel Aviv dhe me këtë humbje Kosova është e parafundit në grupin kualifikues për Evropianin U21.
Kosova tubon 14 pikë në pozitën e pestë ndërsa grupit i prin Gjermania me 25 pikë, e ndjekur nga Norvegjia me 14 pikë.