Bedri Hamza premton grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30 për qind

22 janar 2025 | 11:25

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza përmes një postimi në “Facebook”, ka treguar se sot (e mërkurë) do të ketë takime me biznese, për të cilat ka premtuar grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30 për qind.

“Sot, ditë e takimeve të shumta me biznese, të cilat paguajnë taksa që pastaj sigurojnë pagat e mësimdhënësve, policëve, ushtarëve, pensionet, ndërtohen rrugët, shkollat e spitalet, për të mundësuar një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë. Sektori privat është punëdhënësi më i madh në Republikën tonë. Grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30%.”, ka shkruar Hamza.

Hamza do të takohet me përfaqësuesit e bizneseve dhe do të ketë vizitë edhe në një biznes të madh që eksporton jashtë vendit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Evropa do t’i përgjigjet çdo tarife të vendosur nga Presidenti…