Haradinaj homazhe te varri i Rugovës: Urtësia e përkushtimi i tij, trasuan rrugën drejt ëndrrës për liri
17 shkurt 2025
| 13:07
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në ditën e shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.
Haradinaj thotë se urtësia dhe përkushtimi i Rugovës, trasuan rrugën e Kosovës drejt ëndrrës shekullore për liri dhe shtetndërtim.
“Në këtë ditë historike nderuam me respekt e mirënjohje të thellë veprën madhore të Dr. Ibrahim Rugovës, një prej vizionarëve dhe arkitektëve të pavarësisë së Kosovës. Urtësia e përkushtimi i tij, trasuan rrugën tonë drejt ëndrrës shekullore për liri dhe shtetndërtim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.



