Kosova U17 barazon ndaj Andorrës

07 mars 2025 | 13:08

Përfaqësuesja U17 e Kosovës në konkurrencën e meshkujve e ka nisur me barazim raundin e dytë kualifikues të Ligës B për Kampionatin Evropian 2025, që po zhvillohet në Qipro. Të përzgjedhurit e Arbnor Morinës janë ndalur në barazim pa gola (0:0) nga Andorra, në kuadër të Grupit 4.

Në përgjithësi iniciativa ishte në anën e Dardanëve U17, por çaluan në konkretizimin e rasteve të krijuara. Në anën tjetër, Andorra u përqendrua në lojë defanzive dhe nuk lejoi shumë hapësira.

Madje, në minutën e 65-të Andorra kishte mundësi të mirë për të zhbllokuar shifrat, por Hugo Pinto nuk realizoi nga penalltia. Ndeshjen e radhës Kosova U17 e zhvillon kundër Moldavisë, më 10 mars, derisa në fund ballafaqohet me Qipron, më 13 mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vijë…