Xhevat Ahmeti, djali i Tetovës i brezit idealist!

03 prill 2025 | 11:28

Lulëzim ETEMAJ

Dhe përvjetorët vijnë njëri pas tjetrit!
Dhe na zgjojnë dhe risjellin kujtime të shumta, nga një kohë e veçantë, në të cilën la gjurmë të pashlyeshme një brez i tërë idealistësh.
Tetovari Xhevat Ahmeti është njëri prej tyre! Madje njëri nga më karakteristikët!
Dita e sotme shënon 10-vjetorin e shuarjes së hershme fizike të tij.
Xhevati së bashku me të vëllain, Nexhatin, po ashtu ish i burgosur politik, ishin dy nga të rinjtë e shumtë të Tetovës dhe Gostivarit, nga të parët që e mbështetën me gjithë qenien e tyre pajtimin e gjaqeve në Kosovë në vitin 1990.
Duke na përkrahur fuqishëm, pa u lodhur dhe pa u ndalur asnjëherë në shtrirjen e pajtimit edhe në këto troje, ata u bënë njëherit bërthama e parë e nismëtarëve të pajtimit të gjaqeve në Tetovë dhe Gostivar.
Gjatë kohës së luftës çlirimtare, Xhevati ishte mbështetje e fuqishme logjistike e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).
Përmes përpjekjeve të parreshtura gjatë gjithë jetës, Xhevati dëshmoi se Atdheun, Kombin dhe Lirinë i kishte mbi të gjitha dhe përfaqësonte bindjen se Tetova duhet t’i mbajë sytë gjithnjë kah Shqipëria.
Do ta ruaj përjetësisht të freskët kujtimin për shokun dhe bashkëveprimtarin e përkushtuar Xhevat Ahmeti.
Më mungojnë shumë dashuria, sinqeriteti dhe buzëqeshja e tij e çiltër.
Prehje në paqe, djalë fisnik Tetove!

No description available.

No description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës është ngritur për dy pozita në renditjen…