Nisin ligat universitare – rreth 600 studentë garojnë për titullin e kampionit universitar

03 prill 2025 | 23:50

Sot qindra studentë nga universitete dhe kolegje te ndryshme vendore u bënë pjesë e këtij eventi madhështor sportiv, duke nisur kështu aventurën e tyre në ligat universitare. Studentët do të garojnë në këto liga:

Beach Volley |  Shah |  Futsall |  Pingpong | Basketboll 3×3 |  Tenis.

Presidenti i FSUNK-së, Musa Selimi, uroi të gjithë garuesit teksa u shpreh i kënaqur me numrin e aplikantëve dhe punën që po bëhet në masivizim të sportit universitar.

Nisjen e ligave e përshëndetën edhe presidenti i Kosovo Olympic Committee, Ismet Krasniqi, përfaqësuesi i MKRS-së, Fikret Shatri, ambasadori i Suomen suurlähetystö Pristina – Embassy of Finland in Pristina, Sh.T. Matti Nissinen, ambasadori i Ambassade de France au Kosovo – French Embassy in Kosovo, Sh.T. Olivier Guérot dhe rektori i Universitetit të Prizrenit, Mentor Alishani.

Përveç emocioneve sportive, ceremonia u shoqërua edhe me përformanca artistike, nisur nga ajo e studentëve të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit të UP-së në vallëzim dhe mbyllur me atë të Klubit “Elita” në gjimnastikë.


https://www.facebook.com/share/p/1A4ua52dh6/?mibextid=wwXIfr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kritikuar ashpër…