A do ta përkrahë PDK-ja Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike?, të mërkurën mban konferencë Bedri Hamza

01 dhjetor 2020 | 21:30

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, nesër (e mërkurë, 2 dhjetor), nga ora 13:30, mban konferencë për medie në zyret e kësaj partie në Prishtinë.

Sipas burimeve të gazetës “Epoka e re”, PDK-ja do të japë përgjigje sa i përket përkrahjes apo jo të këtij projektligji.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë një konference për medie, ka thënë se ky projektligj do të votohet në ditët e ardhshme.

“Nuk mund të them se kur saktë, por jemi duke punuar dhe konkretizuar disa çështje. Besoj se ky proces do të përmbyllët së shpejti”, ka bërë me dije Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, ka thënë se subjektet politike…