A do ta tërheq Sllovenia njohjen e Kosovës? Përgjigjet kryediplomati slloven

20 mars 2019 | 17:47

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë , Miro Cerar, ka demantuar të mërkurën spekulimet e medieve të Beogradit se Lubjana do të tërheq pavarësinë e Kosovës.

Në pyetjen nëse Qeveria sllovene do të heqë dorë nga njohja e Kosovës, pyetje të cilën ia ka parashtruar në seancën parlamentare kryesuesi i Partisë Nacionale Sllovene, Zmago Jelinçiq, shefi i diplomacisë sllovene ka thënë se qëllime të këtilla nuk ekzistojnë.

“Mendoj se kemi pasur bazë që Kosovën e kemi njohur si shtet”, ka thënë Cerari, duke shtuar se Sllovenia është e vetëdijshme që në këtë hapësirë megjithatë ekzistojnë “disa çështje të hapura”, transmeton agjencia kroate e lajmeve “Hina”.

Sikurse edhe shumica e shteteve anëtare të BE-së, Sllovenia e ka njohur pavarësinë e Kosovës në pjesën e parë të vitit 2008, në kohën kur ky shtet po kryesonte presidencën gjashtëmujore të BE-së.

Ndërsa, në pyetjen e deputetit të Partisë Demokratike, pensionisti Ivan Hrshak, se cili është qëndrimi i Sllovenisë në lidhje me ngjarjet në Serbi, për protestat opozitare kundër presidentit serb Aleksandër Vuçiq, Cerar ka thënë se Sllovenia me kujdes po e përcjell gjendjen dhe se është e shqetësuar.

Kujtojmë se ditë më parë, mediet në Serbi kanë raportuar se deputeti slloven dhe nënkryetari i Partisë Kombëtare sllovene, Jani Ivanush, mendon se çnjohja e Kosovës është proces real edhe në kuadër të Bashkimit Evropian.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes në…