A do të dorëhiqet ministri Hamza? Flet Kadri Veseli

03 tetor 2018 | 12:14

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli në takimin e përbashkët me ministrin e Financave, Bedri Hamza dhe ministrin e Inovacionit, Besim Beqaj ka përsëritur se asnjë ministër në Qeveri nuk ka dhënë dorëheqje.

“Si mund të japë dorëheqje një ministër që është i guximshëm, vendimmarrës, partner i bizneseve, si mund të ketë zhvillim ekonomik pa partneritet me bizneset, në të dyja anët kam dy njerëz që udhëheqin institucionet më të pakorruptuara, Ministrinë e Financave dhe Doganën”, ka thënë Veseli.

Këtë deklaratë kreu i PDK-së e dha në takim që sot ministri Hamza, ka mbajtur me përfaqësuesit e bizneseve dhe odave ekonomike të Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gianni De Biasi mbetet i papunë. Së fundmi ai mori…