A do të ftohen liderët politikë nga Gjykata Speciale?

20 dhjetor 2018 | 14:21

Gjykata Speciale ditëve në vijim do të ftojë për intervistë edhe persona të tjerë, përpos atyre që janë ftuar deri me tani nga kjo gjykatë.

Kështu ka deklaruar Driton Lajçi, shef i Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve Potencialë nga Gjykata Speciale në tryezën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike e Politike ku është diskutuar për “Gjykatën Speciale në vitin 2019: Pritjet, problemet dhe pyetjet e mbetura”.

Lajçi ka theksuar se viti 2019 do të jetë goxha i zorshëm për vendin. Më tutje, ai nuk ka treguar nëse në mesin e atyre që do të ftohën nga Specialja do të jenë edhe krerët e institucioneve të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të enjten ka nënshkruar kontratën…