A do të heqin dorë nëse Kosova nuk do t’i bashkohet ‘Ballkanit të hapur’, Rama: Nuk i lutem askujt
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është treguar i prerë në lidhje me mospjesëmarrjen e Kosovës në nismën “Ballkani i hapur”. Ai ka thënë se “Ballkani i hapur” nuk do të ndalet, dhe se nuk është konspiracion.
“Sa i përket pyetjes së parë, ne iu bëjmë thirrje që të bashkohen. A do të heqim ne dorë nga ‘Ballkani i hapur’, nëse nuk bashkohemi, është e thjeshtë, sot me këto vendime që kemi marrë, janë mijëra dhe dhjetëra mijëra njerëz që do ecim, pavarësohet nga ‘Ballkani i hapur’ nga BE-ja, nga NATO, Kombet e Bashkuara, shkojnë dhe vijnë në këto territore, eksportojnë në Serbi, në Maqedoninë e Veriut dhe janë më tepër se 600 apo 700. Këtyre njerëzve ne i kemi dhënë mundësinë që të mos presin më me orë të tëra në kufi, të mos kenë nevojë për 3 palë dokumente. Të mos iu ndodh që nëse kalojnë në një doganë, dhe shkojnë te tjetra që nuk punojmë tani”.
“Këtyre njerëzve do iu kthejmë barrierat pas se 3 vende nuk duan?! Patjetër që jo. Ky është ‘Ballkani i hapur’. Ballkani i hapur nuk është konspiracion, por proces i çlirimit të forcave të punës nga pengesat burokratike dhe zinxhirët e legjislacioneve të ndryshme. Është unifikim sipas BE-së. Ça problemi ka këtu nëse nuk pranohen 3 vendet të tjera?! në Ballkanin e hapur s’ka konsensus, kush do të kërcejë, kërcen. Ballkani i Hapur nuk ndalet. Është interes strategjik i shqiptarëve, përtej interesit rajonal. Do vijnë në ‘Ballkanin e hapur’, por vetëm se do humbasin kohë”, ka thënë Rama, duke shtuar se nga “Ballkani i hapur” fitojnë vendet pjesëmarrëse.
“Vendet që janë këtu, do fitojnë. Thirrja jonë dhe imja nuk është; aman hajdeni ju se po nuk erdhët do e lëmë këtë punë. Këtë punë e kemi nisur për Shqipërinë, siç e ka nisur secili këtu për vendin e vetë. Ata mund të ulen, të përfitojnë. As nuk do ta ndalim Ballkanin e Hapur as të ndryshojnë trajektoren që nuk kthehet pas”, ka thënë Rama.



