A do të huazohet Messi në Barcelonë? Përgjigjet presidenti Laporta

19 tetor 2023 | 16:11

Kohëve të fundit kanë nisur të qarkullojnë zëra për një rikthim të mundshëm të Lionel Messit në Barcelonë në formë huazimi për gjysmë viti.

E për të sqaruar gjithçka rreth këtij spekulimi është përkujdesur presidenti i gjigantit katalunas, Joan Laporta.

“Messi në huazim? Ne ia ofruam Messit rikthimin në fillim të sezonit, por ai na tregoi vendimin e tij për të luajtur në një vend ku nuk ka presion dhe ne e respektuam vendimin e tij. Nuk kanë nisur kurrfarë bisedimesh tani”, ka thënë Laporta.

Mediet e huaja kanë spekuluar se Messi mund të rikthehej në “Camp Nou” gjatë janarit dhe të luajë deri në fund të sezonit pasi në MLS sezoni i ri nuk do të nisë deri në muajin mars.

Sidoqoftë, Messi do të rikthehet në Barcelonë në vitet në vazhdim, por vetëm për ta zhvilluar një ndeshje, atë përshëndetëse për gjigantin katalunas dhe këtë po e mendojnë drejtuesit e klubit, të cilët duan ta organizojnë një event për t’u mbajtur në mend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja kualifikuese për “Euro 2024” në mes të Belgjikës dhe…