A do të jetë Vlora Çitaku pjesë e listës së PDK-së për deputete?

14 janar 2021 | 15:02

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka thënë se nuk do të bëjnë koalicion parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate.

Ai në një konferencë për medie ka thënë se PDK-ja do të kandidojë e vetme si në zgjedhjet e vitit 2019.

“Koalicioni PDK-Nisma është i pamundur. Ne do të qëndrojmë të vetëm si kemi qenë më herët në zgjedhjet e vitit 2019 pa koalicion. Nisma ka qenë pjesë e qeverisë dhe ne në opozitë do të qëndrojmë kështu, pa koalicione. Nuk ka ndryshuar asgjë që të kemi një koalicion të përbashkët”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka treguar se a do të jetë Vlora Çitaku pjesë e listës së PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Vlora Çitaku është pjesë e PDK-së dhe është pjesë e pandashme e saj sikurse unë. Vlora Çitaku më së paku ka nevojë të ketë një ftesë që t’i bashkohet listës së kandidatëve për deputetë. Se a do të jetë pjesë, ajo tani është çështje individuale”, ka thënë Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani kanë finalizuar…