A do të ketë sezonë të dytë të “Squid Game”, flet krijuesi i filmit

13 tetor 2021 | 16:34

Seriali ‘Squid Game’, është bërë më i shikuari në ‘Netflix’.

Në një intervistë për THR, krijuesi i serialit dha një hapësirë për të menduar që do të ketë sezonë të dytë të tij.

Hwang Dong-hyuk zbuloi se gjatë xhirimeve të ‘Squid Game’, ka pasur vështirësi financiare.

‘Në vitin 2008 kisha një skenar që kisha shkruar, dhe vrapoja për të gjetur investues por që nuk funksionoi dhe filmi nuk doli në treg. Kam lexuar shumë libra komikë që flisnin për lojëra ku kanë mbijetuar nga vdekja. Aty pash edhe disa tregime për njerëz që hynë në borxhe duke luajtur lojëra jetë a vdekje dhe kjo u bë tejet tërheqëse sepse doja të luftoja vet financiarisht tha ai.

Ai gjithashtu shtoi se është i gëzuar dhe i ‘tronditur’ nga suksesi dhe po mendon të ketë edhe një seozë të re.

“Sezoni i parë përfundoi dhe ishte një mbyllje e mirë për të gjithë historinë. Por, ka edhe disa histori të tjera që nuk janë adresuar. Psh, historia e oficerit të policisë dhe historia e vëllait të tij, ‘The Front Man. Pra, nëse e përfundoj duke krijuar sezonin  dytë do ta shtjelloj atë histori- çfarë po ndodh midis dy vëllezërve?”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, ka vlerësuar se…