A do të sfidohet Basha nga Topalli e Bregu

16 maj 2021 | 15:44

Burime të rezervuara nga grupi antiBasha në PD po mendojnë të nxjerrin një kandidaturë rivale për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së, mandat që votohet në muajin korrik.

Humbja e PD-së në këto zgjedhje ka sjellë pështjellim në selinë blu. I pari e theu heshtjen Bujar Nishani, ish-president Republike dhe sot kryetar i Këshillit Kombëtar të PD. Ai kërkoi largimin e Lulzim Bashës, pasi sipas tij PD po qëndron në opozitë vetëm nga Lulzim Basha.

Edhe grupi IMAMI and co po mendon të nxjerrë një kandidaturë përballë Bashës me synimin, sipas tyre, për bashkimin e krejt demokratëve të këtyre 30 viteve dhe fitoren përballë Ramës.

Burime të rerzervuara thanë për KOHA JONE se janë dy kandidatura, që do përzgjidhet në një, përballë Lulzim Bashës. Do jenë Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu. Njera prej tyre do miratohet si kandidaturë e vetme përballë kryetarit aktual Basha.

Majlinda Bregu është figurë e lartë, pasi sot ajo punon si drejtore për Ballkanin Perëndimor në varësi të BE.

Po të njëjtat burime thanë se nuk është çudi që një prej anëtarëve të kryesisë së PD të dalë kandidat kundër Lulzim Bashës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…