A duhet të vendosim maskë gjatë vrapimit?

01 qershor 12:45

                                    Përgatiti: Elmedina Ismajli – Doha – Katar

Pasi qe disa vende të botës kanë nisur lehtësimin e masave dhe për të zvogëluar gradualisht karantinën publike, pyetjet në lidhje më shumë çështje të jetës së përditshme janë ngriture në periudhën menjëherë pas lehtësimit të rregullave të karantinimit si shkak i Covid19.

Gazeta franceze “West France” kreu një hulumtim në lidhje më mundësinë e ushtrimit të sporteve individuale në ajër të hapur, duke përfshirë edhe vrapimin, duke respektuar rregullat e caktuara. Gazeta franceze “West France”  ka kontaktuar një numër mjekësh të specializuar të sëmundjeve të gjoksit dhe të frymëmarrjes, me qëllim që t’u përgjigjen kësaj pyetje, “A duhet të vendoset maskë gjatë ushtrimeve, apo kjo do të jete i detyrueshëm për mbrojtjet nga Covid 19″?.

Doktor Francois Carre, një kardiolog dhe mjek sportiv në Spitalin Universitarë Rennes thotë: ”Është e pamundur qe te besh vrapim e në të njëjtën kohë të vendosh maskë, sepse vështirëson frymëmarrjet, e cila është thelbësore në sport. Ai shton se “përmes ushtrimit”, çdo herë qe marr frymë, indet shtypen në goje, deri në një gjendje  pengimi të plotë, dhe ai do të mbarojë nga ajri shumë shpejt, veçanërisht nëse Frymëmarrja do të jetë më e shpejtë. Unë mendoji se do të jete shumë e komplikuar. Kushdo që është i ekspozuar ndajë saj do të heqë maskën menjëherë pasi të kuptojë se nuk është e mundur të vazhdohet.

Gjithashtu  Jeremy Kadeo, mjeku sportiv në Spitalin St. Gregory, konfirmoj që: “Një maskë i ngjanë një filtri, andaj përdorimi i maskës do të kontribuonte në uljen e sasisë së oksigjenit që arrin në mushkëri, dhe kështu prish ushtrimin normalë të veprimtarisë sportive.

Të njëjtin mendim e ndanë edhe Bruno Cristani, shef i departamentit të sëmundjeve të mushkërive në Spitalin Pechat në Parisë, dhe nënkryetar i Fondacionit Souffle, i cili pajtohet me kolegët e tij se “me maska FFP2, do të jete absolutisht e pamundur, sepse është pothuajse një shqetësim për  frymëmarrje natyralë gjatë ushtrimit, kështu qe gjate ushtrimeve organizmi kërkon më shumë Oksigjeni?, dhe kërkesat e oksigjenit zhvendoset nga 5 m3 në minutë në 50 m3 në minutë.. kështu që kjo frymëmarrja e shtuar do të hasë në pengesë gjatë vendosjes së maskës në fytyrën tuaj, në çdo frymë, do të shfaqet një rezistencë e cila e parandalon ajrin të futet siç duhet”.

Pastaj sipas një studimi te  publikuar në korrik  te vitit 2018, nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit, Mjedisit dhe Sigurisë së Shëndetit në Punë (ANSES) në këtë studim ajo shpjegoi se “mbajtja e maskave zvogëlohet kur përdoruesi angazhohet në aktivitet intensiv, sepse aktiviteti fizik do të rrisë shkallën e frymëmarrjes, e cila është e vështire të mbahet maska, e më e pamundur dot e jetë në aktivitetet sportive”.

Në përgjithësi, mjekët kanë ra dakord që ndarja sociale dhe përkushtimi ndajë distancës sociale janë akoma më efektive për atletët, ndërsa përdorimi i maskave gjate stërvitjes di ta kthejnë atë në një bezdi të madhe. Publikimi i këtij artikulli është bërë në gazetë Al-Sharq, ndërsa përshtatja për botim në gjuhën shqipe, për gazetën “Epoka e re” është bërë nga Elmedina Ismajli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës i drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe…