Kolaj: Komuna e Gjakovës e ka menaxhuar mirë situatën me pandeminë Covid-19

01 qershor 2020 | 12:35

Ushtruesi i detyrës i drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjakovës, njëherësh edhe drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, Ferdinand Kolaj, ka thënë se kjo komunë e ka menaxhuar mirë situatën me pandeminë me Covid-19.

Në një bisedë për gazetën “Epoka e re”, Kolaj ka thënë se numri i të infektuarve me këtë virus në Gjakovë ka shkuar në 16.

Sipas tij, në këtë kohë pandemie në Gjakovë janë ndihmuar 2 400 familje.

Kolaj ka folur edhe për projektet që janë realizuar në këtë kohë në Komunën e Gjakovës. “Gjatë kësaj kohe sa është Qeveria Gjini dhe unë si drejtor i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjakovës i kemi realizuar disa projekte nga kjo drejtori, projekte të cilat janë të lidhura me fushën e turizmit si një nga sektorët që ndikon shumë në zhvillimin ekonomik”, është shprehur Kolaj.

“Epoka e re”: Z. Kolaj, si e keni menaxhuar situatën e pandemisë në komunën tuaj, duke pasur parasysh se keni pasur edhe të infektuar nga Covid-19?
Ferdinand Kolaj: Situata në Komunën e Gjakovës është menaxhuar mirë në përgjithësi. Pothuajse jemi nder komunat që kemi pasur numrin më të vogël të infektuarve me Covid-19.

“Epoka e re”: Sa kanë qenë kapacitetet komunale për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Gjakovës në aspektin social, dhe sa keni pasur përkrahje nga institucionet qeveritare?
Ferdinand Kolaj: Komuna e Gjakovës falë disa donatorëve të cilët besuan në punën e Komunës së Gjakovës dhe që ishin të gatshëm që donacionet e tyre t’ia besojnë komunës, kanë përfituar mbi 2 400 familje.

“Epoka e re”: Sa e ka ndihmuar Ministria e Shëndetësisë me gjëra sanitare e shëndetësore spitalin “Isa Grezda” dhe shtëpitë e shëndetit?
Ferdinand Kolaj: QKMF-ja është nën menaxhimin e Komunës së Gjakovës dhe gjatë kohës së pandemisë kemi marrë material të nevojshëm për luftën ndaj Covid-19 por aty ku nuk ka pasur mundësi Ministria e Shëndetësisë, në disa raste ne si komunë i kemi siguruar vet materialet e nevojshme, ndërsa spitali ‘Isa Grezda’ është në kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë por më sa jam i njoftuar edhe ata kanë marrë disa herë material të domosdoshëm për luftën ndaj Covid-19.

“Epoka e re”: Sa ka qenë numri në total i të infektuarve në Komunën e Gjakovës, por siç dihet një grua e infektuar ka pasur pasoja me fatalitet. A është ndihmuar kjo familja nga Drejtoria e Shëndetësisë?
Ferdinand Kolaj: Numri i të infektuarve në total ka qenë 16. Një grua shtatzënë fatkeqësisht ka humbur jetën ndërsa 15 të tjerë janë shëruar dhe që nga data 18 maj nuk kemi pasur raste të reja me Covid-19 në Komunën e Gjakovës.

“Epoka e re”: Ju jeni edhe drejtor i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjakovës, cilat janë të arriturat e kësaj drejtorie, kur dihet se keni përfunduar shumë projekte që i kanë munguar Gjakovës?
Ferdinand Kolaj: Gjatë kësaj kohe sa është Qeveria Gjini dhe unë si drejtor i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjakovës i kemi realizuar disa projekte nga kjo drejtori, projekte të cilat janë të lidhura me fushën e turizmit si një nga sektorët që ndikon shumë në zhvillimin ekonomik. Këto projekte po japin rezultatet e tyre duke pasur parasysh se çdo ditë e më shumë po vizitohen nga qytetarët e Kosovës.

“Epoka e re”: A keni planifikuar projekte të reja për t’i zbukuruar vendet atraktive të shumta që i ka Gjakova?
Ferdinand Kolaj: Ne po vazhdojmë edhe me disa projekte të cilat edhe këto do të jenë shumë atraktivë dhe do të ndikojnë në ardhjen e vizitorëve në qytetin e Gjakovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Karrierën ime si këngëtare ka filluar shumë herët, duke filluar…