Murati-Bajraktari: Për adhuruesit do të sjelli projekte të reja muzikore   

01 qershor 2020 | 12:31

“Karrierën ime si këngëtare ka filluar shumë herët, duke filluar nga Shkolla Fillore, pastaj ishe anëtare e SHKA ‘Kastriotët’ në Ferizaj. Për këtë periudhë kam punuar shumë në sferën e muzikës, konkretisht këngën. Mirëpo duhet të them se unë si këngëtare bëra një pauzë, edhe përkundër kësaj jam pritur fuqishëm tek adhuruesit e këngës sime, sepse si këngëtare ende ishte në mendjet e tyre. Para pak vitesh i jam rikthyer fuqishëm këngës. Menjëherë jam pritur siç është më së miri nga muzikëdashësit”, ka thënë Fikrije Murati-Bajraktari.

Edhe pse ka kaluar të dyzetat, Fikrije Murati-Bajraktari ende e ruan meskinë dhe sharmin e saj. Pas një pauze bukur të gjatë, Fikrija është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore. Për një periudhë të shkurtër ka realizuar disa këngë solo, tre videoklipe dhe një album muzikor live vitin e kaluar. Është prezente me pjesëmarrjen e saj në shumë koncerte dhe mbrëmje muzikore në diaspore, vëçenarisht në Belgjikë, Gjermani dhe Zvicër. Që nga fillim i karrierës muzikore në SHKA “ Kastriotët”në Ferizaj, ajo vazhdon të kultivoj muzikën e mirëfillte shqiptare. Edhe pse jashtë vendlindjes, ajo asnjëherë̈ nuk është shkëputur nga ky stil i muzikë. Në dy vitet e fundit pas rikthimit në muzikë është mjafte prezente në koncerte të ndryshme e më së shumti në përvjetorë të Kosovës. Ka mbajtur koncerte edhe në Maqedoni. Aktualisht është duke përgatitur tre këngë, të cilat do të lansohen brenda këtij vit të shoqëruar edhe me videoklipe. Përveç muzikës që ajo si pasion e kultivon qysh herët, ajo është një bashkëshorte dhe nënë e mrekullueshme. Gëzon një respekt të gjerë familjar e shoqëror. Stili i veshjes dhe afërsia e saj me fansat e saj e benë te veçante.

Këngëtarja tashmë e mirënjohur, Fikrije Murati-Bajraktari është duke u shfaqur para adhuruesve me këngë live në “Facebook”, pasi është e imponuar si pasojë pandemisë. Aty në të shumtën e rasteve këndon në duet me vajzën e vet, Albionën, ish-kandidate në garën për më të bukuren e Kosovës, modele dhe fotomodele. Rreth kësaj, gjatë kësaj interviste i bëmë edhe pyetjen, këngëtares në fjalë se në një të ardhme të afërt a do të jetë edhe Albiona një këngëtare e madhe e Kosovës dhe diasporës.

“Nuk po bëjë gjithçka publike, por krejt çka mund të them është se jemi duke punuar në një duet me vajzën time dhe këngëtarin e mirënjohur Shaqir Cërvadikun. Sidoqoftë si këngëtare nuk do të ndalem, pasi do t’i sjelli këngë të reja adhuruesve të mi. Kam hyrë tash fuqishëm në këtë rrugëtim, do të vazhdojë… Vajza ime po tregon një talent të jashtëzakonshmëm si këngëtare. Po besoj,që shumë shpejt do të pushtoj skenën muzikore”, ka shtuar Fikrije Murati-Bajraktari.

/Ismail REXHEPI/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Producenti i njohur shqiptar, Cricket po korr një sukses të…