A e mbështet partneri në punën e saj? Moderatorja e njohur i përgjigjet kështu ndjekësit

03 dhjetor 11:46

Fjoralba Ponari na tregoi ditën e djeshme se do vijë me një program të ri, që ka në qendër fëmijët dhe realizimin e dëshirave të tyre.

Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari, ka zbuluar promon e programit të saj më të ri, që ka në qendër fëmijët dhe realizimin e dëshirave të tyre. “Më thuaj një dëshirë” mban titullin emisionin i cili nga promoja kuptohet se do të dhurojë shumë emocione të forta.

Teksa ka treguar se do të nis në janar të vitit 2021, Fjoralba ka siguruar të gjithë se do të derdhin lot nga emocionet. Madje ka shtuar se ka rënë 5 kilogramë që kur kanë filluar xhirimet.

Por një ndjekës ka qenë kurioz që të dijë se sa mbështetës është partneri i saj, pasi kjo punon në televizion.

“Është mbështetja më e madhe pastaj më mirë se tv më njeh mua si jam.”– është kjo përgjigja e Fjoralbës, e cila pak muaj më parë vendosi që të bënte publike lidhjen e saj të dashurisë.

E ftuar në “Wake up” tregoi se nuk dëshiron ta ekspozojë shumë në rrjetet sociale sepse ai nuk është personazh publik.

“Unë me atë timen ia kam ruajtur identitetin. Nuk e kam mbajtur sekret edhe në intervistat që kam dhënë… Shikoni gjë aty, përveç fytyrës sime. T’ia përmend emrin tani, Françesko, se portalet i kanë bërë detyrat e shtëpisë, e kanë marrë vesh me çfarë merret e të gjitha me radhë…por thjesht nuk është personazh publik.”- u shpreh më herët Fjoralba.

A e mbështet partneri në punën e saj? Moderatorja e njohur i

A e mbështet partneri në punën e saj? Moderatorja e njohur i

A e mbështet partneri në punën e saj? Moderatorja e njohur i

A e mbështet partneri në punën e saj? Moderatorja e njohur i

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sfida e madhe e boksit në kategorinë e peshave të…