A është duke realizuar këngë të re Rihanna pas shumë kohësh?

20 gusht 2019 | 11:38

Këngëtarja dhe afaristja e njohur Rihanna ka tre vjet që nuk është marrë me muzikë që nga albumi i fundit “Anti”.

Adhuruesit e saj mezi presin që ajo të publikojë ndonjë projekt të ri edhe në fushën e muzikës dhe jo vetëm në atë të biznesit.

Një grup i adhuruesve të saj me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter” kanë thënë se këngëtarja është duke punuar një këngë të re e cila quhet “Private Loving”.

Sipas këtyre informacione “Hollywood Life”, shton se teksti i këngës është shkruar nga artisti Demarco dhe Monique Lawz.

Kështu ka mbetur të shihet ditët në vijim se a janë të vërteta këto informacione për këtë këngë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori Liam Hemsworth, pas ndarjes me gruan Miely Cyrus, është…