A është gjenocid lufta e Rusisë në Ukrainë sipas Trumpit?

14 prill 2022 | 12:42

Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump, e ka quajtur gjenocid sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, pasi presidenti aktual, Joe Biden e ka bërë një gjë të tillë.

Të martën, Bideni e ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin për kryerjen e gjenocidit në Ukrainë.

Ish-presidenti republikan, Donald Trump, i cili ka treguar se mund të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në ShBA, ka përdorur gjithashtu këtë term të mërkurën në një intervistë për “Fox News”.

Pasi ka kritikuar Bidenin për politikat që kanë çuar në inflacion të lartë, Trumpi ka thënë: “Dhe tani le të shohim ngjarjet në Ukrainë,  është gjenocid”.

Republikani, i cili është kritikuar nga shumë për mbajtjen e marrëdhënieve shumë të ngushta me Putinin dhe rusët, më parë e ka quajtur holokaust pushtimin rus, shkruan mediumi amerikan, “The Hill”.

Trumpi më vonë ka përsëritur se Rusia nuk do ta kishte sulmuar Ukrainën nëse ai do të ishte ende president.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla,…