A i kujtohet sot dikujt Selman Vojvoda?

20 shkurt 2019 | 16:07

Nga Halil Matoshi

– Kështu dukej kortezhi dhe arkivoli i tij stolisun me flamur dhe dy trëndafila

Selman Vojvoda nga Llausha e Drenicës, u vra nga policia serbe, 29 vjet më parë, më 20 shkurt 1990, kur forcat serbe kishin sulmuar me gjithë arsenalin e armatimit, përfshirë edhe autoblindat, pjesëmarrësit e protestës popullore me moton “Demokraci kundër dhunës”, organizuar nga Partia Parlamentare e Kosovës, duke lanë të plagosur edhe 24 protestues të tjerë.
Dritë banë për Kosovën!

Brezit tim i asht sosë koha por jo edhe durimi tuj lypë liri!

Po çka asht liria?

Jam rritë i frymëzuëm për me ba gjanat që due, për me e sfidue veten dhe shoqërinë – jokonformist – deri në në frymën e fundit.

Nuk kam ik kurrë dhe as që kam me ikë nga liria për hire të arritjes së ndonji qëllimi utilitar.
Liria prandej asht ende shumë e rëndësishme për mue.

Unë do të eci përtej çdo marrëveshje biznesi apo karriere, përtej çdo opsioni partiak dhe konformizmi pushtetor, përtej çdo lëvizje politike që kufizon zgjedhjet e mia ose që më bën të ndjehem jo i drejtë.
Çfarë ka ndryshuar tek unë, megjithatë, është përkufizimi i lirisë.

Jam tue kërkue dimensione të reja lirie, larinë për me shkrue dhe me ba gjâna!
Pra lirinë krijuese! Nji ditë dikush ka ne u kujtue se po bâhen do punë që u përkasin shumë brezave, por qe nga zhurma e luftës politike, sot nuk po i bje n’mend kujt me u ndalë e me refkektue…
Kosova po rikthehet në skenën ndërkombëtare si entitet juridik-politik.

P.S.

Në këtë fotografi të shkrepun nga unë, shihet kortezhi prej mija njerëzish me arkivolin e Selman Vojvodës në Llaushë të Skenderajt…

A i kujtohet sot dikujt Selman Vojvoda?- Keshtu dukej kortezhi dhe arkivoli i tij stolisun me flamur dhe dy…

Gepostet von Halil Matoshi am Mittwoch, 20. Februar 2019

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjetër Shala, i njohur si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të…