A ka filluar numërimi mbrapsht për Putinin?

29 qershor 2023 | 21:47

Nga Marsela Shytia

Vëmendja në kryeqytetin ukrainas është fiksuar drejtpërdrejt në kryengritjen e Grupit Wagner, liderit të tij Yevgeny Prigozhin dhe pasojat e saj për Vladimir Putinin dhe drejtimin e luftës në Ukrainë.

Drama mbi kufirin në Rusi ka krijuar bindjen se kohës së Putinit si president i Rusisë po i vjen fundi dhe se numërimi mbrapsht ka filluar për të. Në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA në vitin 2024, presidenti rus Vladimir Putin nuk do të jetë më në pushtet. Chris Steele, ish-kreu i zyrës së Rusisë Desk të MI6, shërbimit britanik të inteligjencës, është i bindur për këtë.

Në një intervistë të gjatë për “La Republica”, ai thekson: “Për Putinin ky është fillimi i fundit”. Sipas ish-agjentit britanik 59-vjeçar, fjalimi i Putindrejtuar kombit pas tentativës për grusht shteti nga kreu i Wagner, Prigozhin, nuk tregoi aspak forcë, madje ekspozoi dobësitë e Putinit: “Ai nuk di të përballojë sfidën e parë të madhe që ka pësuar e djathta nacionaliste”, deklaroi ai, për shkak se Putin, po i  trajtonPrigozhin dhe Wagner  si “tradhtarë kriminelë”.

Marrëveshja me Prigozhin

Tradhtarët kriminelë jo rastësisht. Steele, në fakt, sqaroi arsyet e marshimit në Moskë të ndërmarrë nga ish-kzhinieri i Putinit. I gjithë faji sipas tij, ishte i ministrit të Mbrojtjes dhe armikut të tij kryesor Sergej Shoigu dhe vendimit për vendosjen e mercenarëve Wagner nën komandën e drejtpërdrejtë të ministrisë së tij. Por, pse ndaloi 200 milje nga Moska? Arsyeja ishte një marrëveshje.

Një marrëveshje që erdhi pas disa orësh negociatash për aktivitetet e Wagner në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, vende ku ka operacione që “kryhen në prapaskenë në mënyrë kriminale” dhe Prigozhin “ka marrë garanci se ai do të jetë në gjendje t’i vazhdojë ato”. Steele është i qartë: Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë lidhje me Prigozhin, as brenda grupit drejtues rus, pavarësisht thashethemeve të vazhdueshme për mbështetjen e Vladimir Yakunin, një politikan kontrovers, një mik i kreut të Kremlinit dhe këshilltar shtetëror.

Lufta për mbijetesë

“Disa oligarkë”, thotë Steele “janë distancuar nga Putini, por ata nuk janë të gatshëm të përqafojnë Prigozhin si udhëheqës, sepse ai është një kriminel”. Steele nuk ka dyshime për mungesën e reagimit të Kremlinit: Putini u befasua, ai nuk besonte në sfidën e një grupi paraushtarak të krahut të djathtë. Kishte panik në Moskë të shtunën. Po tani? Çfarë do të ndodhë me Prigozhin gjatë mërgimit të tij në Bjellorusi? Ai mund të mbijetojë vetëm nëse bindet dhe thjesht merret me biznes. Nëse ai vazhdon me politikën do të eliminohet”.

Por atëherë pse duhet të ketë frikë Putini nga fundi? Autori i dosjes që nisi “Russiagate”, hetimi gjyqësor për fushatën që çoiish-presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Steele është i sigurt: Putini është gjithnjë e më i vetmuar. “Përreth tij ai ka një grup gjithnjë e më të vogël, që nuk i thotë të vërtetën, domethënë se lufta është jofunksionale” dhe “kjo do të çojë në prishjen e sistemit dhe rrëzimin e Putinit”. I pyetur, sesi do të reagojë presidenti rus ndaj rrëzimit të tij të mundshëm, ai përgjigjet: “Ai ka prioritet mbijetesën tani, jo armët bërthamore”.

Armiqtë e Putinit

Pa dyshim, ai po përballet me sfidën më serioze ndaj autoritetit të tij që kur u bë president për herë të parë në vitin 2000. Zyrtarë të tjerë të lartë në Kiev thonë se janë të bindur se Putin kundërshtohet nga rrjete joformale por të organizuara të të brendshmëve të zhgënjyer. Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, tha BBC se një grup i madh njerëzish tani presin  të bëhen elita e re politike.

Ky grup përfshin forca të sigurisë, zyrtarë dhe përfaqësues të oligarkëve rusë, të cilët besojnë se vendimi i Putinit për të nisur një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar ka qenë një fatkeqësi personale për ta, si dhe kërcënim për Rusinë.Mykhailo Podolyak, një këshilltar i ngushtë i Presidentit Zelensky, ra dakord se kishte “disa grupe njerëzish që duan të marrin pushtetin në Rusi”.

Sistemi që ndërtoi Putin, nga lart-poshtë dhe autoritar, u zëvendësua, pohoi ai, nga një “boshllëk” pothuajse në qendër të pushtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey…