A ka ky vend institucione? Skandalizon eurodeputeti francez, UÇK-në e quan terroriste, Kosovën djep të Serbisë

31 tetor 2022 | 13:38

Deputeti francez në Parlamentin Evropian, Nicolas Bay, përmes llogarisë së tij zyrtare në “Twitter” ka goditur Kosovën derisa ka shëtitur nëpër qytetet e saj.

Bay ka qëndruar në Ballkan për tri ditë, konkretisht në Serbi dhe në Kosovë, ku edhe ka vizituar disa monumente kulturore e historike në vend, prej të cilave ka nisur propagandën e fuqishme kundër Kosovës.

Me mbi 21 postime për tri ditë ai e ka quajtur Kosovën “djep të Serbisë”, e objektet kulturore, fetare e historike si pjesë të këtij shteti por të okupuara nga shqiptarët.

Në cicërimën e tij të fundit nga manastiri në Graçanicë, ai ka thënë se pavarësisht “pushtimit të shqiptarëve”, ky vend mbetet i shenjtë dhe u mundëson serbëve të rrënjosin veten në identitetin e tyre.

“Kosova është zemra e kombit serb. Është djepi historik i Serbisë”, kështu e ka nisur shkrimin e tij tjetër në “Twitter”, përsëri nga manastiri ku me një video i është drejtuar mbi 103 mijë ndjekësve të tij në “Twitter”.

Vizitën e tij treditore në Ballkan eurodeputeti francez e kishte nisur në Beograd, më 27 tetor.

Ndërsa vizitën e tij në Kosovë ai e kishte nisur në veri të Mitrovicës. Bay me fotografi të publikuara me ushtarë serbë nga ura në Mitrovicë e quante Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, terroriste dhe ushtarët serbë heronj që luftuan të parandalojnë pushtimin e kësaj ure.

“Në vitin 1999, këta burra luftuan ditë e natë, duke rrezikuar jetën e tyre, për ta ‘mbajtur’ këtë urë të Mitrovicës dhe për të parandaluar pushtimin e terroristëve shqiptarë të UÇK-së në veri të Kosovës. Ata janë heronj të popullit serb”, kishte shkruar eurodeputeti francez.

Ndaj këtyre deklaratave skandaloze të eurodeputetit francez nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Skandaloze: Eurodeputeti francez e quan UÇK-në organizatë terroriste

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në afërsi të objektit të Komunës së Podujevës rreth…