Skandaloze: Eurodeputeti francez e quan UÇK-në organizatë terroriste

28 tetor 2022 | 17:08

Eurodeputeti  francez, Nicolas Bay, ka bërë një deklaratë skandaloze, duke i cilësuar shqiptarët dhe UÇK-në, si organizatë terroriste.

Ai këtë deklaratë skandaloze e bërë në “Twitter”, ku bashkëngjitur saj ka postuar edhe një foto me disa serbë, të cilët, Bay, i ka cilësuar si heronj të popullit serb.

“Në vitin 1999, këta burra luftuan ditë e natë, duke rrezikuar jetën e tyre, për ta ‘mbajtur’ këtë urë të Mitrovicës dhe për të penguar terroristët shqiptarë të UÇK-së që të pushtojnë Kosovën veriore. Ata janë heronj të popullit serb”, ka  shkruar Bay.

Përveç kësaj, ai ka vazhduar me postimet, duke gënjyer se kinse në Kosovë ka filluar një operacion i gjerë policor, qëllimi i të cilit, sipas eurodeputetit francez, është frikësimi i serbëve.

“Ne ishim ende para disa orësh në Mitrovicë ku sapo ka filluar një operacion i gjerë policor, qëllimi i të cilit është të frikësojë serbët, të pengojë lirinë e tyre të lëvizjes, veçanërisht ndërmjet Kosovës dhe pjesës tjetër të Serbisë”, ka shpifur eurodeputeti francez.

Bay ka shkuar edhe më larg, ku serbët i ka cilësuar si mburojë e qytetërimit evropian.

“Këtu, në urën e Mitrovicës, serbët e krishterë mbrojtën territorin e tyre nga sulmet e terroristëve shqiptarë të UÇK-së. Ata ishin mburoja e qytetërimit tonë evropian”, ka shkruar Bay.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo po vazhdon të thyejë rekorde, në karrierën e…