Policia deklarohet për rrahjen e dy asamblistëve të VV-së në Podujevë

31 tetor 2022 | 13:34

Sot në afërsi të objektit të Komunës së Podujevës rreth orës 11:00, ka pasur tension dhe përplasje në mes të dy asamblistëve të Vetëvendosjes, të cilët dyshohet se u rrahën mes vete. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që rasti u konfirmua edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti njoftoi se të dyshuarit e përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor,

“Rreth orës 11:00 jemi  informuar se ka një mosmarrëveshje ne afërsi të objektit të komunës së Podujevës. Njësia policore ka dalë në vendngjarje ku për intervistim ka shoqëruar ne stacion policor dy  persona të përfshirë në këtë ngjarje e cila është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha Ahmeti.

Gazeta Sinjali raportoi se asamblistët e dyshuar për këtë përleshje janë Ragip Fetahu dhe Artrit Mulliqit.

Për të mbledhur më shumë informacione në lidhje me rastin, komandanti i stacionit policor në Podujevë, Njazi Jashari tha për Sinjalin se tashmë ndodhet në komunë dhe ende nuk dihet saktësisht çfarë ka ndodhur.

Ndërkohë, kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi siç duket ka vendosur të hesht, pasi nuk po përgjigjet në telefonatat e Sinjalit, për të shpjeguar sherrin që ka plasur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesin e tyre e cila ofendohet shpesh është këngëtarja…