A po mbrohet lufta e Adem Jasharit?!

06 mars 2022 | 13:32

Shkruan: Astrit Gashi

Sot të gjithë flasim për Epopenë UÇK-së sakrificën sublime të Jasharajve  e cila preku ndjenjat e secilit dhe e aktivizoi faktorin ndërkombëtar që të besonte në kauzën tonë të drejtë qe u finalizua me sulmet e NATO-s dhe  aleatët ndërkombëtarë  që të i dalin në ndihme kauzës së famëmadhes UÇK-së dhe popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Sa që një nga administratorët ndërkombëtarë të Kosovës,  francezi Bernard Kushner,  ish-ministër i Jashtëm i Francës thotë: “Nëse do të kishte çmim Nobel për sakrificë dhe për liri, ai do t’i takonte Adem Jasharit dhe familjes së tij”.

Këtu përfundon gjithçka sa përket vlerësimit të Epopesë së UÇK-së! Lufta, heronjtë dhe UÇK- ja, sakrifica sublime e tyre janë pasuri kombëtare e popullit. Ata tashme nuk ju takojnë madje as familjeve të tyre, sot,  askush të mos pretendojë se ka monopolin për të folur në emër të mbrojtjes së vlerave të luftës sepse lufta jonë për liri është e shenjtë dhe e tillë do mbetët.

Hipokrizia e klasës politike..

Ngritja e aktakuzës ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga e ashtuquajtura “ Prokuroria e Dhomave të Specializuara të Kosovës” me   akuza të fabrikuara  regjimi  i Serbisë dhe aleatët e tyre të cilët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e quajnë “ndërmarrje të përbashkët kriminale”  është krim kundër luftës sonë.

Ndërsa këtij krimi i bashkohen dhe 60 mijë të ashtuquajtur veteranë të luftës. Komplet klasa politike, pozitë e opozitë.

Të nderuar familje të dëshmorëve me lejuar këtë klase politike në përkujtime për me të dashurit tuaj është ofendim më i madh që i bëjmë heronjve tonë.

Hipokritë, ju shokë të atyre që sot gjykohen, ata dje ishin rivalet tuaj, andaj mos u gëzo fatkeqësisë se tjetrit sepse atë nesër të ndodhë ty. Më pas pritë UÇK- ja përfaqësuesit politikë të kohës sot çizmen sllave e kishe në Kosovë.

Por ajo dëgjoi zërin e popullit, lëvizës studentore, gjakun liridashës se rinisë së saj dhe fitoi betejën.

Ti që sot hesht para atyre që gjykojnë luftën si ke fytyrë vizitosh  varrezat e dëshmorëve që të sollën lirinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari Hysni Klinaku ka publikuar sot këngën “Ushtari im”, dedikuar…