A po tërheq njohjen e Kosovës ndonjë shtet, përgjigjet Gërvalla

13 maj 2022 | 16:49

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se nuk ka asnjë informacion rreth pretendimeve të homologut të tij serb, Nikola Selakoviq, se katër shtete janë gati ta çnjohin pavarësinë e Kosovës.

Gërvallaka thënë se fakti që një deklaratë e tillë e Selakoviqit vjen veç pak orë pas aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, kjo tregon sipas saj, se lajmi ose është i pavërtetë ose kanë punuar gjatë për këtë për dallim nga ajo se çfarë ata deklarojnë publikisht.

Më tej, Gërvalla ka thënë se kanë pasur informacione se Serbia nuk është ndalur se lobuari në shtete të ndryshme në mënyrë që ato ta tërheqin njohjen e Kosovës.

“Kemi pasur informacione nga shtete të ndryshme në kontinente të tjera se Serbia s’ka pushuar për asnjë moment së punuar për çnjohje të Kosovës nga shtete të ndryshme”.

“Madje nga shtete të Kontinentit Afrikan ka pasur oferta të kombinuara të armëve ruse të kombinuara me vaksina ruse dhe për çudi sheqer. Kjo ka qenë oferta për disa shtete që nuk e kanë tërhequr njohjen për Kosovën”, është shprehur Gërvalla në një konferencë për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Byroja Kosovare e Sigurimit ka njoftuar të gjithë qytetarët e…