AAK-ja dhe Nisma dënohen me nga dy mijë euro për shkelje të masave anti-Covid

19 janar 2021 | 15:50

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma janë dënuar nga Komuna e Prishtinës për shkelje të masa anti-Covid.
Dy subjektet politike janë dënuar me nga 2.000 euro. Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, i cili shkruan se janë duke vazhduar me shqiptimin e gjobave ndaj shkelësve të masave.
Image may contain: 1 person
“Askush mbi ligjin! Vazhdojmë me shqiptimin e gjobave për subjektet politike që organizojnë tubime në kundërshtim me vendimet qeveritare dhe ligjet në fuqi. Inspekcioni i Rendit Komunal po angazhohet në identifikimin dhe marrjen e masave ndaj secilit subjekt – shkelës të ligjit – brenda territorit të Kryeqytetit. Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, vlen për të gjithë!”, ka shkruar Tahiri.

Image may contain: 3 people

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Donald Trump nuk do të marrë pjesë të mërkurën…