AAK-ja dorëzon kërkesë në Ministrinë e Tregtisë për marrjen e masave urgjente për përballimin e situatës ekonomike në vend

23 mars 2026 | 15:28

Deputeti Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka dorëzuar të hënën kërkesë në Ministrinë e Tregtisë për marrjen e masave urgjente për përballimin e situatës ekonomike në vend pas rritjes së shpejt të çmimit të karburanteve.

Në këtë kërkesë sugjerohen katër masa urgjente për të evituar pasojat ekonomike si rrjedhojë e shtrenjtimit të derivateve.

Ndryshe, ekspertët e ekonomisë në vend kanë rekomanduar heqjen e akcizës së naftës dhe uljen e TVSh-së.

Në anën tjetër, vende si Greqia dhe Kroacia kanë prezantuar pako të masave ekonomike me anë të subvencioneve për të ndihmuar qytetarët në përballimin e shtrenjtimit të çmimeve si pasojë e konfliktit të fundit mes Iranit, Izraelit dhe ShBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar edhe një herë në…